Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan ka zhvilluar mbrëmë një bisedë telefonike me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.
MPJ-ja turke konfirmoi se Fidan ka biseduar me Stoltenbergun, duke informuar se një nga temat ka qenë anëtarësimi i Suedisë në NATO.
Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet më të fundit në Ukrainë, si dhe për hapat që po ndërmerren për ringjalljen e Iniciativës së Drithërave të Detit të Zi.
TRT Balkan / agjencitë