Fidan dënon inkursionin izraelit në territoret palestineze.     /Foto: AA

Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Irak, gjatë 22 dhe 24 gushtit, njoftoi Ministria e Jashtme turke.

Gjatë vizitës së tij triditore, Fidan do të zhvillojë takime të nivelit të lartë në Bagdad dhe Erbil, tha ministria turke në një komunikatë.

“Vizita do të krijojë mundësinë për të diskutuar mundësitë për avancimin e mëtejshëm të bashkëpunimit tonë dypalësh në të gjitha fushat me Irakun në bazë të një agjende pozitive dhe për të shkëmbyer mendime mbi zhvillimet aktuale rajonale dhe ndërkombëtare”, shtoi ai.

Rivendosja e stabilitetit dhe e sigurisë së qëndrueshme në Irak është jashtëzakonisht e rëndësishme për Türkiyen dhe se Ankaraja mbështet fuqimisht integritetin territorial, sovranitetin dhe unitetin politik të Irakut.

TRT Balkan / agjencitë