Ministri i Jashtëm i Türkiyes Mevlüt Çavuşoğlu u takua me kreun e Frontit Turkmen të Irakut (ITF) të martën në kryeqytetin turk Ankara, duke shprehur solidaritetin me "vëllezërit turkmen" të vendit të tij.
Kryediplomati turk Çavuşoğlu tha se ai dhe shefi i ITF-së Hasan Turan diskutuan zhvillimet e fundit në Irak dhe situatën e turkmenëve.
"Me këtë rast, uroj 28-vjetorin e Frontit Turkmen. Ne qëndrojmë gjithmonë me vëllezërit tanë turkmenë!" publikoi ministri në Twitter.
Turan u zgjodh për herë të parë si drejtues i ITF-së në mars 2021, duke zëvendësuar Arshad al-Salihin.
AA