Ministri i Mbrojtjes së Türkiyes pritet nga homologu i tij në BeH. / Foto: AA

Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Türkiyes, Yasar Guler, në kuadër të vizitës së tij zyrtare dyditore në Sarajevë, ka takuar sot ministrin e Mbrojtjes së Bosnjës e Hercegovinës, Zukan Helez.

Pas pritjes ceremoniale të delegacionit të Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Türkiyes, këndimit të himneve, prezantimit të raporteve, vizitës në njësinë e nderit në godinën e Ministrisë së Mbrojtjes së Bosnjë-Hercegovinës, u zhvillua një takim zyrtar i delegacionit të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura të Bosnjë-Hercegovinës dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Türkiyes, të kryesuara nga ministrat Helez dhe Guler.

Delegacioni turk, së bashku me ministrin Helez dhe deputetë, u mirëprit edhe nga shefi i Shtabit të Përbashkët të Forcave të Armatosura të BeH, gjeneralmajor Gojko Knezheviq.

Në vizitën e tij në Sarajevë, Guler gjatë ditës së sotme do të takohet edhe me anëtarët e Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës.

Në kuadër të vizitës dyditore në Bosnjë e Hercegovinë, Guler ka vizituar sot Varrezat e Dëshmorëve Kovaçi në Sarajevë.

TRT Balkan / agjencitë