Ministri turk i Shëndetësisë viziton Egjiptin rreth ndihmave për Gazën / Foto: AA

Ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, ka vizituar kryeqytetin e Egjiptit, Kajro, për të diskutuar koordinimin e ndihmave shëndetësore të dërguara për Gazën dhe çështjet për transferimin e të sëmurëve me kancer nga Gaza në Türkiye.

Ministri Koca u prit në aeroportin ndërkombëtar të Kajros nga ministri egjiptian i shëndetësisë, Khaled Abdel Ghaffar, dhe zyrtarë të tjerë bashkë me të.

Nga këtu ministri Koca dhe homologu i tij do të vizitojnë të sëmurët në Spitalin e Institutit të Kancerit Nasser.

Koca javën e kaluar zhvilloi biseda telefonike me homologun e tij izraelit, Moshe Arbel si dhe me atë egjiptian, Khaled Abdel Ghaffar për transferimin e të sëmurëve nga Gaza përmes pikës kufitare Rafah.

Si rezultat i këtyre iniciativave, u formua Ekipi Koordinues Shëndetësor nga Türkiye, Egjipti dhe Izraeli.

Türkiye ka dërguar në Egjipt, për popullin e Gazës, anijen e tij me ndihma shëndetësore që transporton rreth 500 tonë ndihma përfshirë kryesisht ilaçe, pajisje mjekësore, 8 spitale fushore, 20 ambulanca dhe produkte mjekësore, ndërsa edhe më parë me avionin presidencial ka dërguar sërish produkte shëndetësore dhe personelin e saj shëndetësor.

AA