Ministri turk i Tregtisë dhe biznesmenë turq nga nesër për vizitë në Irak           / Foto: AA

Ministri i Tregtisë i Türkies, Omer Bolat, do të zhvillojë nga nesër një vizitë dyditore në Irak me delegacione të Asamblesë së Eksportuesve Turq (TIM) dhe Shoqatës së Kontraktorëve të Türkiyes (TMB

Sipas informacioneve të marra nga korrespondenti i AA-së nga Ministria e Tregtisë, marrëdhëniet ekonomike me Irakun, një nga vendet më të rëndësishme në tregtinë e jashtme të Türkiyes, janë forcuar gradualisht kohët e fundit.

Në këtë kuadër, ministri Bolat do të vizitojë kryeqytetin e Irakut Bagdad dhe Basrën në datat 18-19 nëntor me Delegacionin e Përgjithshëm Tregtar të organizuar nga TIM, Delegacionin e Kontraktuesve të organizuar nga Shoqata e Kontraktorëve të Türkiyes dhe përfaqësues të kompanive shoqëruese.

Me këtë program, biznesmenët turq do të takohen me biznesmenë irakianë dhe do të kërkohen mundësi për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe. Po ashtu në Bagdad the Basra do të mbahen tryeza të rrumbullakëta me pjesëmarrjen e kompanive kontraktuese.

Në kuadër të vizitës së ministrit Bolat do të diskutohen çështjet e forcimit të mëtejshëm të lidhjeve tregtare dhe ekonomike mes dy vendeve dhe do të ndërmerren iniciativa për forcimin e rolit të kompanive turke në Irak.

Tregti dhe investime

Bolat do të pritet nga kryeministri irakian Mohammed Shia al-Sudani në Bagdad, do të zhvillojë takime dypalëshe me ministrin irakian të Tregtisë Atheer Daoud Al-Ghurairy dhe ministrin e Transportit Razzaq Muhaybis dhe do të takohet me Guvernatorin e Basrës Asaad Al-Eidani në Basra.

Në kuadër të programit, Bolat nesër do të marrë pjesë në programet e “Delegacionit Tregtar” me Al-Ghurairyn në Bagdad dhe me Al-Eidanin në Basra më 19 nëntor.

Kontraktorët turq kanë ndërmarrë 1.111 projekte me vlerë 34,9 miliardë dollarë në Irak

Në periudhën janar-tetor të këtij viti, eksportet e Türkiyes drejt Irakut janë rritur me 5,3 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke arritur në 10,8 miliardë dollarë. Gjatë periudhës së lartpërmendur, importet nga Iraku janë ulur me 41 për qind dhe kanë shënuar vlerën 3,7 miliardë dollarë.

Deri më tani, 1.111 projekte me vlerë 34,9 miliardë dollarë janë ndërmarrë nga kompanitë kontraktuese turke në Irak. Kjo shifër e bën Irakun vendin e tretë në botë ku kompanitë turke kanë ndërmarrë më së shumti projekte.

TRT Balkan / agjencitë