Ministria e Jashtme turke kundërshton raportin e Parlamentit Evropian / Foto: AA

Ministria e Punëve të Jashtme e Türkiyes ka kundërshtuar raportin e Parlamentit Evropian për vitin 2022 për Türkiyen.

Reagimi erdhi mbrëmë pasi raporti u miratua më herët gjatë ditës në një seancë plenare.

Ministria turke tha se ky raport, i mbushur me akuza dhe paragjykime të padrejta të bazuara në dezinformimin e qarqeve anti-Türkiye, është një pasqyrim i qasjes së zakonshme të cekët dhe jovizionare të Parlamentit Evropian, si në marrëdhëniet e tij me vendin tonë ashtu edhe në të ardhmen e Bashkimit Evropian (BE).

"Fatkeqësisht, ky raport gjithashtu tregon se sa të robëruar janë anëtarët e Parlamentit Evropian ndaj politikës ditore populiste dhe sa larg janë ata nga zhvillimi i qasjes së duhur strategjike si ndaj BE-së ashtu edhe ndaj rajonit tonë", tha ministria.

Türkiye e konsideron të paarsyeshme që BE-ja të sjellë qasje të ndryshme në vend të negociatave të anëtarësimit në këtë kohë kritike për stabilitetin dhe sigurinë e kontinentit, kur është hapur një dritare mundësie për rigjallërimin e marrëdhënieve Türkiye-BE.

Më tej, në reagimin e ministrisë turke po ashtu thuhet se pretendimet në raport lidhur me çështjet e Egjeut, Mesdheut Lindor dhe Qipros, që pasqyrojnë pikëpamjet e njëanshme të disa grupeve dhe janë të shkëputura nga realitetet historike dhe ligjore, nuk kanë asnjë vlerë për Türkiyen.

Ministria theksoi se Türkiye ka potencialin për ta BE-në një fuqi globale përballë të gjitha sfidave aktuale si siguria, energjia, ndryshimet klimatike dhe vështirësitë ekonomike.

"Njohja e kësaj të vërtete është e mundur me një perspektivë vizionare që nuk u dorëzohet interesave të përditshme të disa qarqeve. Ne shpresojmë që Parlamenti Evropian i ri që do të formohet pas zgjedhjeve të vitit 2024 do të veprojë me një perspektivë neutrale, racionale dhe konstruktive", tha ministria turke.


AA