Ministria turke e Mbrojtjes Kombëtare të enjten shprehu kundërshtimin e saj ndaj çdo plani që ka për qëllim t'i zhvendosë palestinezët nga Gaza.
Në një konferencë shtypi javore, një zëdhënës i ministrisë tha se është “plotësisht kundër dëbimit, zhvendosjes apo deportimit të palestinezëve nga Gaza.”
“Izraeli, përmes politikave të tij të aneksimit që kanë për qëllim të zhvendosin palestinezët nga tokat e tyre, po mohon gjithashtu të drejtën e refugjatëve palestinezë për t’u kthyer,” shtoi ai.
Ministria gjithashtu tha se “në përputhje me kërkesat e reja të qeverisë siriane, po hartohet një plan me objektiva konkrete për t'i forcuar kapacitetet e ushtrisë siriane.”
TRT Balkan / agjencitë