Anëtarët e Shërbimit Informativ Kombëtar të Türkiyes (MIT) neutralizuan Hulya Mercen, një nga të ashtuquajturit drejtues të organizatës terroriste PKK, në një operacion të zhvilluar në rajonin e Metinës në Irak.
Sipas informacioneve të marra nga burime të sigurisë, MIT-i ka kryer një operacion kundër terroristëve të cilët u konstatua se kishin marrë pjesë në shumë aksione të organizatës terroriste kundër forcave të sigurisë në Türkiye dhe në veri të Irakut.
Është konstatuar se një nga terroristët e neutralizuar në operacionin e kryer si rezultat i punës së koordinuar të MIT-it dhe Forcave të Armatosura Turke ishte Hulya Mercen, e koduar “Peyman Bagok”, një nga të ashtuquajturit drejtues të organizatës terroriste. .
Po ashtu, është konstatuar se terroristi Mercen për 32 vjet ka kryer aktivitete në lidhje me gratë në detashmentin (repartin) malor të organizatës terroriste PKK.
Autoritetet turke përdorin termin "neutralizoj" për të nënkuptuar se terroristët në fjalë janë dorëzuar, ose janë vrarë, ose janë kapur.
Türkiye ka nisur një seri operacionesh kundër PKK-së në Irakun verior që nga viti 2020, dhe operacioni i fundit "Kthetra-Shpata" u nis në prill 2022, duke synuar strehëzat e terroristëve të PKK-së në zonat veriore të Irakut, veçanërisht në zonën e Metinas, Zapa dhe Awasin-Basyana.
Më parë, operacionet e Türkiyes "Kthetra-Tigri" dhe "Kthetra-Shqiponje" u nisën në vitin 2020 për të garantuar sigurinë e popullit turk dhe kufijve duke neutralizuar kërcënimin e PKK-së dhe grupeve të tjera terroriste që përdorin veriun e Irakut për të planifikuar ndërsulmet në kufi.
PKK-ja është një organizatë separatiste e listuar si grup terrorist në Türkiye, Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA). Gjatë fushatës terroriste dhjetëvjeçare kundër Türkiyes, terroristët e PKK-së vranë të paktën 40.000 njerëz.