Organizata Kombëtare e Inteligjencës së Türkiyes (MIT) neutralizoi Serhat Tagar, me emrin e koduar "Mervan Hizan", një nga përgjegjësit e PKK/KCK në një operacion në rajonin Gara në veri të Irakut. Sipas informacionit të marrë nga burime të sigurisë, vendndodhja e Tagarit, për të cilin ishte lëshuar urdhërarresti për krime terrorizmi, është përcaktuar si rezultat i punës së inteligjencës.
Terroristi me emrin e koduar "Mervan Hizan" u neutralizua me një operacion të kryer nga MIT-i në rajonin Gara në veri të Irakut.
Tagar, i cili iu bashkua organizatës terroriste PKK/KCK në vitin 2014, shërbeu në zonën Zap në veri të Irakut në periudhën 2017-2019 dhe mori pjesë në shumë aksione kundër forcave të sigurisë.
Më tej, thuhet se Tagar organizonte transferimin e materialeve si armë, municione dhe eksplozivë të përdorur nga organizata. Ai vepronte si truproje i të ashtuquajturve anëtarë të nivelit të lartë të organizatës.