Inteligjenca turke të enjten solli përsëri në Türkiye një anëtar të kërkuar të Organizatës Terroriste Fetulla (FETO) pasi e kapën jashtë vendit, thanë burimet e sigurisë.
I arratisuri i FETO-s Koray Vural u arrestua në Taxhikistan, ku shkoi nën udhëzimet e grupit terrorist dhe punoi në organizimin e aktiviteteve të tij në Azinë Qendrore dhe Taxhikistan, thanë burimet në kushte anonimiteti për shkak të kufizimeve për të folur në media.
U zbulua se Vural, i cili shkonte shpesh në Pensilvani të ShBA-së, gjatë qëndrimit të tij në Taxhikistan dhe mori udhëzime nga lideri i FETO-s, Fetulla Gulen, kishte bërë plane për t'u larguar nga Taxhikistani pasi Emsal Koc, një tjetër anëtar i arratisur i FETO-s, u soll në Türkiye, shtuan burimet.
Vural ishte në kategorinë portokalli të listës së koduar me ngjyra të Ministrisë së Brendshme turke të terroristëve të kërkuar për të qenë anëtar i FETO-s, grupi që qëndron pas grushtit të shtetit të dështuar në 2016 në Türkiye.
Lista e ministrisë për terroristët e kërkuar është e ndarë në pesë kategori, me të kuqtë si më të kërkuarit, të ndjekur nga të kaltrit, të gjelbrit, të portokalltët dhe të hirtët.
FETO-ja dhe udhëheqësi i saj me qëndrim në ShBA, Gulen, orkestruan grushtin e shtetit të dështuar të 15 korrikut 2016 në Türkiye, në të cilin 252 persona u vranë dhe 2.734 u plagosën.
Ankaraja akuzon gjithashtu FETO-n se qëndron pas një fushate të gjatë për të përmbysur shtetin nëpërmjet infiltrimit në institucionet turke, veçanërisht në ushtri, polici dhe gjyqësor.
Që nga viti 1999, Gulen ka jetuar në mërgim në ShBA afër Saylorsburgut, Pensilvani.