Agjencia turke e Inteligjencës (MIT) kapi jashtë vendit dhe solli me sukses terroristin e kërkuar të PKK/KCK-PYD/YPG, Rasim Akyol.
Sipas informatave që ka mësuar gazetari i AA-së nga burime të sigurisë, terroristi i arratisur Akyol ka tentuar të arratiset në Evropë nga vendi ku po qëndronte.
Akyol ishte dënuar më parë në mungesë me 15 vjet burg për "furnizim me armë të një grupi të armatosur terrorist".
Akyol ishte në kërkim edhe për ndihmën e një grupi terroristësh të PKK-së, të cilët u arrestuan në Hatay të Türkiyes në vitin 2018 me 25 kilogramë eksploziv.
PKK-ja është një organizatë separatiste e listuar si grup terrorist në Türkiye, Bashkimin Evropian dhe ShBA-ja. Gjatë fushatës terroriste disadekadashe kundër Türkiyes, terroristët e PKK-së janë përgjegjës për vdekjen e të paktën 40 mijë njerëzve.