Organizata Kombëtare e Inteligjencës së Türkiyes (MIT) "neutralizoi" Hezal Belge, një figurë e lartë e organizatës terroriste PKK/YPJ, e cila po planifikonte një sulm vetëvrasës në Türkiye, sipas burimeve të sigurisë.
Terroristi ishte në shënjestër në një operacion në rajonin Amude të Sirisë, pranë kufirit turk, thanë burimet.
Autoritetet turke përdorin termin "neutralizim" për të nënkuptuar se terroristët në fjalë u dorëzuan, u vranë ose u arrestuan.
Në fushatën e saj terroriste 40-vjeçare kundër Türkiyes, PKK-ja – e listuar si organizatë terroriste nga Türkiye, ShBA-ja dhe BE-ja – ka qenë përgjegjëse për vdekjen e mbi 40.000 njerëzve, duke përfshirë gra, fëmijë, foshnja dhe të moshuar.
AA