MIT neutralizon 11 terroristë në veri të Sirisë / Foto: AA

Organizata Kombëtare e Inteligjencës Turke (MIT) neutralizoi 11 terroristë të PKK/KCK-PYD/YPG me një operacion në Munbixh, në veri të Sirisë.

Sipas informacionit të marrë nga burime sigurie, MIT zbuloi pikat e dërgimit të terroristëve që kaluan rajonin për aksion me sulme me raketa dhe mortaja në zonën operative të "Mburojës së Eufratit".

MIT, e cila monitoron nga afër strehimoret e PKK/KCK-PYD/YPG në Munbixh, kreu aktivitete të ndjeshme zbulimi dhe ndjekjeje me Forcat e Armatosura Turke.

Në këtë operacion ka neutralizuar 11 terroristë dhe ka shkatërruar një strehimore të PKK/KCK-PYD/YPG.

YPG-ja është dega siriane e PKK-ja.

Që nga viti 2016, Türkiye ka nisur një sërë operacionesh të suksesshme antiterroriste përtej kufirit të saj në Sirinë veriore për të parandaluar formimin e një korridori terrorist dhe për të mundësuar vendosjen paqësore të banorëve: Mburoja e Eufratit (2016), Dega e Ullirit (2018) dhe Pranvera e Paqes (2019).

AA