Moody's ka rishikuar parashikimin e rritjes ekonomike të Türkiyes për këtë vit nga 2,6 në 4,2 për qind, sipas raportit Global Macro Outlook 2023, i përditësuar më 24 gusht dhe i publikuar më 31 gusht.
Agjencia globale e vlerësimit rishikoi gjithashtu parashikimin e saj të rritjes ekonomike për vitin 2024 për Türkiyen nga 2 për qind, sipas vlerësimit të raportit të majit, në 3 për qind.
"Aktiviteti ekonomik në gjysmën e parë të vitit 2023 i tejkaloi pritshmëritë tona në disa vende", thuhet në raport, në të cilën është përfshirë dhe Türkiye.
Agjencia theksoi se pret që kushtet e vështira financiare të zgjasin gjatë vitit të ardhshëm, duke "frenuar rritjen globale".
Rritja reale e Produktit të Brendshëm Bruto (PBB) për G-20 vlerësohet të ngadalësohet në 2,5 për qind këtë vit dhe 2,1 për qind në 2024, nga 2,7 për qind sa ishte në vitin 2022.