Moskë: Filloi takimi i kryediplomatëve të Türkiyes, Rusisë, Iranit e Sirisë

Moskë: Filloi takimi i kryediplomatëve të Türkiyes, Rusisë, Iranit e Sirisë

Temë kryesore e takimit të katër kryediplomatëve është kriza në Siri.
Moskë: Filloi takimi i kryediplomatëve të Türkiyes, Rusisë, Iranit e Sirisë.     /Foto: AA

Në Rusi filloi takimi i ministrave të Jashtëm të Türkiyes, Rusisë, Iranit dhe Sirisë, ku si temë kryesore është kriza në Siri.

Në takimin e zhvilluar në ndërtesën e Ministrisë së Jashtme ruse në kryeqytetin Moskë marrin pjesë Ministri i Jashtëm i Türkiyes, Mevlüt Çavuşoğlu; kryediplomati rus Sergey Lavrov; kryediplomati iranian Hossein Emir Abdullahiyan dhe ministri i Jashtëm i regjimit të Bashar Asadit në Siri, Faisal al-Mikdad.

Para takimit katërpalësh, kryediplomati turk Çavuşoğlu zhvilloi një takim të mbyllur dypalësh me homologun rus Llavrov.

AA