Greqia po ndërton politikat e saj të brendshme dhe të jashtme mbi sentimentin anti-Türkiye, tha sot Ministria e Jashtme turke. Sipas Ankarasë, kjo tentativë e Athinës është e kotë dhe vetëshkatërruese.
“Tentimi i Greqisë që ta ndërtojë politikën e brendshme dhe të jashtme mbi bazën e sentimentit anti-Türkiye është përpjekje e kotë dhe vetëshkatërruese”, theksoi diplomacia turke.
Gjithashtu, Ministria e Jashtme e Türkiyes denoncoi Greqinë për mungesë bashkëpunimi lidhur me zonat e kërkim-shpëtimit të shpallura nga të dyja shtetet.
“Greqia vazhdimisht refuzon bashkëpunimin me Türkiyen rreth përpjekjeve për kërkim dhe shpëtim në Detin Egje dhe në Mesdhe. Zonat e kërkimit dhe shpëtimit në Egje dhe Mesdhe të deklaruara nga Türkiye dhe Greqia përplasen me njëra-tjetrën”, tha zëdhënësi i MPJ-së turke, Tanju Bilgic.
Ai theksoi se zonat e kërkim-shpëtimit janë zona të shërbimit për shpëtimin e jetëve njerëzore dhe nuk janë rajone ku shtrihet sovraniteti sipas ligjit ndërkombëtar.