Muharrem Ince tërhiqet nga gara presidenciale në Türkiye / Foto: AA

Kryetari i Partisë Memleket, Muharrem Ince, ka njoftuar se është tërhequr nga kandidatura për president të Türkiyes, 3 ditë para zgjedhjeve të 14 majit.

Tashmë në garë mbeten tre kandidatë për president. Përskaj presidentit aktual Recep Tayyip Erdoğan, kandidojnë edhe Kemal Kılıçdaroğlu dhe Sinan Oğan.

Fitues i zgjedhjeve shpallet kandidati që merr shumicën e votave të vlefshme, pra mbi 50%. Në rast kur asnjëri nga kandidatët nuk arrin këtë numër, organizohet balotazh mes dy kandidatëve më të votuar, të dielën e dytë pas rrethit të parë të zgjedhjeve presidenciale.

Zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në Türkiye mbahen këtë të diel, më 14 maj. Paraprakisht votoi diaspora turke, në një proces që u përmbyll më 9 maj. Rreth 50% e mërgimtarëve me të drejtë vote, ose gjithsej rreth 1,79 milionë votues, shfrytëzuan të drejtën e votës në përfaqësitë diplomatike turke në diasporë.

TRT Balkan