Në Istanbul protestë kundër presidentit gjerman Steinmeier / Photo: AA

Gjatë vizitës së presidentit gjerman, Frank-Walter Steinmeier në Istanbul është mbajtur protestë kundër tij për shkak të mbështetjes që Gjermania i jep Izraelit.

Steinmeier së bashku me kryetarin e Bashkisë Metropolitane të Istanbulit, Ekrem İmamoğlu, vizituan stacionin e trenit Sirkeci, prej ku punëtorët e parë turq u dërguan në Gjermani në vitin 1961, ndërsa aty, një grup protestuesisht protestonin kundër presidentit gjerman.

Grupi, brohoritën slogane "Gjermani vrasëse, largohu nga Türkiye" dhe "Gjermania vrasëse, fajtor i gjenocidit".

Ndalesa e parë e presidentit gjerman Steinmeier në vizitën e tij treditore në Türkiye ishte Istanbuli.

Presidenti gjerman u prit në aeroportin Istanbul nga prefekti i Istanbulit, Davut Gül, ambasadori gjerman në Ankara, Jürgen Schulz, ambasadori i Türkiye-s në Berlin, Ahmet Başar Şen dhe zyrtarë të tjerë.

Në këtë vizitë të parë në Türkiye me rastin e 100-vjetorit të fillimit të marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve, Steinmeier do të vizitojë qytetet Istanbul, Gaziantep dhe Ankara.

AA