Ministri i Industrisë dhe i Teknologjisë i Republikës së Türkiye, Mehmet Fatih Kacir, ka takuar sot në Sarajevë ministrin e Punëve të Jashtme të Bosnjës e Hercegovinës, Elmedin Konakoviq.
Kacir dhe Konakoviq u takuan në margjinat e Forumit të 13-të të Biznesit të Sarajevës, një konferencë investimi-biznesi që filloi sot në kryeqytetin e Bosnjë-Hercegovinës.
Gjatë takimit u bisedua për marrëdhëniet dypalëshe dhe me këtë rast Kacir i dhuroi ministrit Konakoviq modelin TOGG, veturës së parë elektrike turke.
Pas takimit, Kacir pati rastin të bisedojë shkurtimisht me pjesëmarrësit e Forumit, sipërmarrës, si dhe me përfaqësues të mediave.
Gjatë vizitës së tij në Bosnjë e Hercegovinë, Kacir do të ketë një sërë aktivitetesh sot në Sarajevë.
TRT Balkan / agjencitë