Nënkryetari i AK Partisë: Fryma e unitetit në BE është thyer / Photo: AA

Nënkryetari i AK Partisë për Marrëdhëniet me Jashtë, Zafer Sırakaya, në një prononcim për Anadolu foli për zgjedhjet e Parlamentit Evropian.

Ai theksoi se veçanërisht socialdemokratët, të Gjelbrit dhe liberalët pësuan humbje serioze të votave në zgjedhje.

Sırakaya tha se partitë populiste të cilat mund të cilësohen si të djathta ekstreme, i rritën ndjeshëm votat e tyre. "Ishte një proces në të cilin ata që në njëfarë mënyre vunë në dyshim ekzistencën e Bashkimit Evropian (BE), por në të njëjtën kohë u përpoqën të angazhoheshin në politikë kundër migrantëve, i rritën ndjeshëm votat e tyre", tha ai.

Ai tërhoqi vëmendjen se në një hulumtim që kanë bërë në vitin 2004 vetëm 8 për qind e Parlamentit Evropian përbëhet nga parti separatiste, parti në kundërshtim të botëkuptimit të BE-së, kjo shifër është rritur në mbi 20 për qind me zgjedhjet e fundit, duke shtuar se së bashku do të vëzhgojnë se çfarë procesi do të funksionojë në PE me këtë formacion.

"Kjo nuk ka asnjë anë që përputhet me demokracinë"

Sırakaya deklaroi se filozofia themeluese e BE-së është kultura e të jetuarit së bashku, shumëzëshmëria dhe multikulturalizmi.

"Në pikën e arritur sot, ato kanë evoluar në një pikë ku janë të pamjaftueshme edhe në aspektin e tolerancës ndaj njëri-tjetrit. Ne duhet të vëzhgojmë se në një periudhë kur antisemitizmi, islamofobia, antiislamizmi dhe ksenofobia janë në kulmin e tyre, BE-ja do të shndërrohet në një mjedis më të zhytur në vetvete dhe me këtë kuptim do të krijohet një mjedis toksik brenda kulturës jetësore", thekson ai duke shtuar se:

"Këta njerëz veprojnë në një mjedis që toleron dhe i do vetëm ata që janë si ata, dhe përmbahet nga respektimi i njerëzve që nuk mendojnë si ata. Kjo nuk ka asnjë anë që përputhet me demokracinë. Prandaj, ata duhet të largohen shpejt nga ky botëkuptim".

Duke theksuar se kultura e të jetuarit së bashku, hebrenjtë, myslimanët dhe të krishterët jetojnë së bashku, xhamitë, sinagogat dhe kishat janë ndërtuar krah për krah, duhet patjetër të gjejë një vend më të madh në Evropë, Sırakaya tha: "Besoj se qytetërimi ynë është shumë udhëzues në këtë drejtim".

E ardhmja e BE-së

Në pyetjen se si rrezikimi i shumicës parlamentare pro-BE, si rezultat i zgjedhjeve do të ndikojë në të ardhmen e Unionit, Sırakaya tha: "Vëzhgojmë se në një mjedis ku votat e atyre që, kundërshtimin ndaj BE-së e kanë bërë filozofi të tyre themelore dhe theksojnë se sovraniteti bazuar në shtetin është i rëndësishëm janë në rritje, fryma e unitetit dëmtohet".

"Ne shohim një proces në të cilin çështjet e brendshme të çdo vendi sillen në agjendë dhe politika e brendshme e tyre përcakton procesin e votimit në BE. Filozofia dhe fryma e themelimit të BE-së është dëmtuar në një farë mënyre. Shpresoj se në periudhën e ardhshme do të shohim një proces në të cilin mbështetësit e BE-së do të vijnë në axhendë më intensivisht, si dhe ata që besojnë në BE mund të përcaktojnë edhe presidencën e komisionit", thotë ai.

Procesi i anëtarësimit të Türkiyes në BE

Sırakaya potencon se pikëpamja e Türkiyes ndaj BE-së nuk ka ndryshuar fare për 50 vjet, si dhe se rrugëtimi i Türkiyes vazhdon në drejtimin evropian.

Ai deklaroi se është theksuar qartë se çdo standard i dyfishtë ndaj Türkiyes është i papranueshëm. "Veçanërisht me luftën Rusi-Ukrainë, patëm mundësinë të shohim edhe një herë se sa e rëndësishme është Türkiye përsa i përket sigurisë. U pa se sa e rëndësishme është Türkiye përsa u përket korridoreve të energjisë. Është bërë e qartë se prania e Türkiyes këtu është jashtëzakonisht e vlefshme për sa u përket politikave të migracionit", tha Sırakaya.

"Nëse Evropa dëshiron të bëhet gjigant politik, kjo nuk do të jetë e mundur pa Türkiyen dhe formula 'fitues-fitues' është jashtëzakonisht e vlefshme. Pika në të cilën kemi arritur është jashtëzakonisht e rëndësishme për të treguar të drejtën e Türkiyes. Türkiye do të vazhdojë dialogun e saj dypalësh në të ardhmen, si dhe do të mbrojë të drejtat dhe ligjet e qytetarëve të saj dhe qytetarëve të saj në Evropë si një shtet sovran", tha nënkryetari i AK Partisë për Marrëdhëniet me Jashtë.

Sırakaya vlerëson se qytetarët turq që jetojnë në Evropë, shumë prej të cilëve janë shtetas të dyfishtë, janë bërë shumë të ndërgjegjshëm për sa i përket pjesëmarrjes politike. Ai thotë se kanë vërejtur se shoqëria turke tregoi më shumë interes për zgjedhjet e PE-së dhe tha se hulumtimi i tyre e konfirmoi këtë.

Duke thënë se beson se qytetarët turq do të gjejnë vend në partitë politike në një mjedis ku vetëdija politike është në nivel më të lartë, Sırakaya shtoi se këta njerëz do të mund të përcjellin pritshmëritë dhe kërkesat e shoqërisë turke në politikë.


AA