Ministri i Jashtëm Mevlüt Çavuşoğlu njoftoi se një memorandum mirëkuptimi u nënshkrua midis Türkiye-s dhe Libisë në fushën e hidrokarbureve.     Foto:   Mevlüt Çavuşoğlu/Twitter 

Një delegacion i nivelit të lartë turk mbërriti në kryeqytetin libian Tripoli për vizitë zyrtare. Ministri i Jashtëm Mevlüt Çavuşoğlu njoftoi se një memorandum mirëkuptimi u nënshkrua midis Türkiye-s dhe Libisë në fushën e hidrokarbureve. Mes tjerash ai deklaroi se shpresoj se do të kthehen (nga Libia) duke nënshkruar një memorandum mirëkuptimi në fushën e gazit.

Përveç ministrit Çavuşoğlu, delegacioni turk përbëhet edhe ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar, ministri i Energjisë dhe Burimeve Natyrore, Fatih Dönmez, ministri i Tregtisë Mehmet Muş, drejtori i Komunikimit të Presidencës, Fahrettin Altun dhe zëdhënësi i Presidencës, Ibrahim Kalın.

Zyrtarët turq pritet të takohen me homologët e tyre, si dhe me Mohamed al-Menfi, kryetar i Këshillit Presidencial Libian; Abdullah al-Lafi dhe Musa al-Koni, nënkryetarë të Këshillit Presidencial të Libisë; Abdul Hamid Dbeibeh, udhëheqës i qeverisë së unitetit me bazë në Tripoli dhe Khalid al-Mishri, kreu i Këshillit të Lartë të Shtetit të Libisë.

Gjatë vizitës, zyrtarët do të diskutojnë marrëdhëniet dhe bashkëpunimin dypalësh si pjesë e marrëveshjeve të vitit 2019 për bashkëpunimin ushtarak dhe të sigurisë, si dhe për kufizimin e juridiksionit detar në Mesdhe.

Ata gjithashtu do të trajtojnë mënyrat për mbajtjen e zgjedhjeve në Libi sa më shpejt të jetë e mundur dhe zhvillimet në lidhje me punën e infrastrukturës ligjore.

Sipas burimeve diplomatike, një nga pikat kryesore të rendit të ditës do të jetë uniteti i të gjitha institucioneve përkatëse rreth një plani konkret për ruajtjen e stabilitetit në Libi dhe mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare bazuar në konsensusin kombëtar sa më shpejt të jetë e mundur.

Delegacioni pritet të vizitojë gjithashtu tokën e ndarë nga autoritetet libiane për ndërtimin e kampusit të Ambasadës në Tripoli, në rajonin Tajura.

TRT Balkan / agjencitë