Dje në Türkiye u mbajt raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale dhe në qendrat e votimit në kryeqytetin Ankara është shënuar një propozim i pazakontë për martesë.
Meḫmet Emin Ozbey kërkoi për ta martuar të dashurën e tij Gizem Esin para qendrës së votimit në shkollën lokale, kështu që ai dorëzoi një fletëvotim të improvizuar me një foto të përbashkët duke e pyetur nëse e pranon propozimin për martesë.
Vajza dukshëm e befasuar, por edhe e gëzuar pa masë, me një foto të përbashkët ka vënë një vulë me shenjën “PO” në fletë dhe më pas e ka “hedhur” në “kutinë e votimit”.
Ozbej më pas u gjunjëzua para së dashurës dhe i dhuroi një unazë, të cilën të pranishmit në event e duartrokitën dhe i uruan lumturi në jetë.
Në deklaratën e saj për shtyp, vajza tha se ishte e habitur dhe se nuk e priste një propozim të tillë martese.
“Qoftë me fat votimi për ne dhe vendin tonë. “Tashmë jemi të emocionuar për shkak të zgjedhjeve, kjo ishte një surprizë shtesë”, tha vajza.
Ozbej ka treguar se është i lumtur që vajza pranoi propozimin e tij për martesë.
“Sot, në çdo kuptim, ne vendosim për fatin tonë me zgjedhjen tonë. Në fakt, ky ishte një votë pak antidemokratike, sepse vota që përgatita për të dashurën time kishte vetëm një kandidat dhe vetëm vulën "PO". Por është e rëndësishme që ata të votojnë. Jam shumë i lumtur”, kështu u shpreh i buzëqeshur turku Ozbey.
Gruaja që votoi nën shoqërimin e qengjit
Teksa votuesit dje shkonin në qendrat e votimit nga ora 08:00 e mëngjesit, pamje interesante vinin nga shkollat.
Në njërën nga videot shihet një grua duke hyrë në shkollë me një qengj, ndërsa qytetarët e tjerë kanë mbetur të shtangur.
Pra, që nga hyrja në shkollë e deri te kutia e votimit gruaja u shoqërua nga qengji i saj dhe realizoi të drejtën e votës pa asnjë problem, madje tërhoqi vëmendjen e gjithë komisarëve në vendvotime, kështu duke reflektuar ambient pozitiv.