Ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar, pas takimit në Ankara me homologun e tij izraelit, Benny Gantz, ka deklaruar se zhvillimi i marrëdhënieve midis Türkiyes dhe Izraelit do të lehtësojnë gjetjen e zgjidhjeve për çështjet e kontestuara.
"Ne besojmë se rritja e bashkëpunimit dhe dialogut tonë dypalësh do të lehtësojë edhe zgjidhjen e disa çështjeve për të cilat kemi mosmarrëveshje, veçanërisht për Palestinën", tha ministri Akar në konferencën e përbashkët për media me ministrin Gantz.
Vizita e ministrit izraelit në Türkiye është e rëndësishme pasi është vizita e parë e një ministri izraelit të mbrojtjes në më shumë se një dekadë.
Ministri turk e përshkroi takimin "produktiv" dhe tha se të dy shkëmbyen mendime se çfarë mund të bëhet në drejtim të zhvillimit të mëtejshëm të stabilitetit, bashkëpunimit dhe sigurisë në rajon.
Gjatë dy viteve të fundit, Türkiye dhe Izraeli kanë ndërmarrë hapa për të normalizuar marrëdhëniet e tyre të tensionuara, ndërsa në muajin gusht dy vendet ranë dakord të rivendosin lidhjet e plota diplomatike dhe të riemërojnë ambasadorë dhe konsuj të përgjithshëm pas ndërprerjes 4-vjeçare.
27 Tet 2022
Një ministër izraelit i mbrojtjes viziton Türkiyen pas një dekade
Vizita vjen në vazhdën e përpjekjeve për të normalizuar marrëdhëniet e tensionuara mes dy vendeve, ndërsa zhvillimi i marrëdhënieve me Izraelin, sipas ministrit turk të mbrojtjes, do të ndihmojë në zgjidhjen e kontesteve.
AA
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Altun: Türkiye dëshiron paqen dhe mbështet integritetin territorial në Siri
Kreu i presidencës së Türkiyes përsëriti gatishmërinë e Presidentit Erdoğan për t'u angazhuar me udhëheqësin e regjimit sirian Assad, duke thënë se dialogu është thelbësor në mes të dhunës në rritje, agresionit dhe zhvendosjeve masive.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore