Një muaj nga tërmetet shkatërruese në Türkiye dhe Siri.     / Foto: AA

Ka kaluar një muaj nga tërmetet shkatërruese që goditën Türkiyen dhe Sirinë.

Të paktën 45.968 njerëz humbën jetën e tyre në dy tërmete të fuqishme që goditën Türkiyen jugore më 6 shkurt.

Tërmetet me magnitudë 7,7 dhe 7,6 ballë me epiqendër në Kahramanmaraş prekën rreth 13,5 milionë njerëz në provincat e Hatay, Gaziantep, Adiyaman, Malatya, Adana, Diyarbakir, Kilis, Osmaniye, Sanliurfa dhe Elazig.

Në Sirinë fqinje, më shumë se 3.500 njerëz humbën jetën dhe më shumë se 5.200 kaluan me lëndime.

E gjithë bota është solidarizuar me dhimbjen e popullit turk dhe sirian.

Që në ditët e para, ndihmat kanë ardhur nga vende të ndryshme të botës.

Ndër vendet që dërguan ekipet e shpëtimit dhe ndihmë në veshje, batanije, ngrohje dhe ushqime janë edhe vendet e Ballkanit Perëndimor.

Shumë organizata humanitare, institucione, anëtarë të sektorit joqeveritar dhe individë grumbulluan dhe dërguan ndihma në periudhën e kaluar nga Shqipëria, Kosova, Bosnjë e Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Kroacia.

TRT Balkan / agjencitë