Një tërmet me magnitudë 5 gradë të shkallës Rihter goditi qytetin Malatya në Türkiyen juglindore në orën 08:35 me orën lokale.
Siç njoftoi Zyra e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), epiqendra e tërmetit me magnitudë 5 ballë të shkallës Rihter u regjistrua në lagjen Yesilyurt të Malatyas.
Është konstatuar se tërmeti ka qenë në një thellësi prej 7 kilometrash.
Tërmeti është ndier në Malatya, si dhe në Kahramanmaras dhe Adiyaman.
Për shkak të fuqisë së tërmetit, shumë qytetarë dolën në rrugë nga banesat dhe bizneset e tyre.
Guvernatori i Malatya Ersin Yazici tha se deri më tani nuk kanë marrë raporte për dëme ose viktima të mundshme.
TRT Balkan / agjencitë