Tërmeti në  Türkiye / Foto: AA

Në Türkiye 290 mijë njerëz, përfshirë shumë të famshëm, aplikuan nëpërmjet aplikacionit e-Devlet për t'u bërë familje kujdestare për fëmijët e pashoqëruar pas tërmeteve që prekën jugun e Türkiyes më 6 shkurt.

Pas tërmeteve e gjithë Türkiye u bë "një zemër" për të ndihmuar në çdo mënyrë të prekurve dhe për t'u qëndruar pranë.

Përveç ndihmave për viktimat e tërmetit, shumë njerëz vendosën të bëhen shtëpi e ngrohtë për fëmijët e pashoqëruar.

Që nga dita e parë e tërmetit, shumë persona, përfshirë edhe “yje” të njohura për publikun, kanë aplikuar në Ministrinë e Familjes dhe të Shërbimeve Sociale nëpërmjet aplikacionit e-Devlet për të marrë nën përkujdesje fëmijët e prekur nga tërmeti.

Derisa në vitet e mëparshme pranoheshin mesatarisht 3 aplikime në ditë për t'u bërë familje kujdestare, kjo shifër arriti në 290 mijë brenda 10 ditësh.

AA