“Ne e morëm këtë vendim sepse besojmë se vendimi ynë është vendimi i duhur për vendin dhe popullin tonë.” / Photo: AA

Sinan Ogan, i cili doli i treti në zgjedhjet presidenciale të Türkiyes të mbajtura më 14 maj, ka deklaruar mbështetjen e ti për presidentin Recep Tayyip Erdoğan për raundin e dytë të zgjedhjeve të planifikuar për këtë të diel, më 28 maj.

Duke folur në një konferencë për shtyp në Ankara, Ogan tha: “Unë deklaroj se do të mbështesim kandidatin e Aleancës së Popullit Recep Tayyip Erdoğan në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale”.

Duke u kërkuar mbështetësve të tij që të mbështesin Erdoğanin në balotazh, Ogan tha: “Ne mbajtëm të gjitha llojet e konsultimeve përpara se të merrnim vendimin përfundimtar. Ne e morëm këtë vendim sepse besojmë se vendimi ynë është vendimi i duhur për vendin dhe popullin tonë”.

Miliona votues dolën për të votuar më 14 maj në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare.

Aleanca e Popullit e Erdoğanit fitoi shumicën në parlament ndërsa gara presidenciale vazhdon në balotazhin e 28 majit.

Recep Tayyip Erdoğan dhe Kemal Kilicdaroglu, kreu i Partisë Popullore Republikane (CHP) në opozitë dhe kandidati i përbashkët i Aleancës së Kombit, po marrin pjesë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.

Erdoğan ishte i pari në raundin e parë me 49,52% të votave, Kilicdaroglu ishte i dyti me 44,88% të votave, kurse Sinan Ogan i Aleancës ATA fitoi 5,17% të votave.

TRT Balkan / agjencitë