Organizatat joqeveritare turke do të mbajnë tubim për Gazën më 1 janar      Foto: AA

Organizatat turke të shoqërisë civile do të mbajnë një tubim në Istanbul më 1 janar për të treguar solidaritet me Palestinën, ku Izraeli vazhdon sulmet e tij brutale.

Platforma Kombëtare e Vullnetit, e përbërë nga 308 organizata joqeveritare (OJQ), do të mblidhet nën moton e ndalimit të gjenocidit izraelit në Gaza. Qindra mijëra njerëz pritet të marshojnë nga xhamitë historike të gadishullit pas lutjeve të hershme të mëngjesit për t'u mbledhur në Urën Galata, e cila përshkon Bririn e Artë.

Kreu i OJQ-ve, Ibrahim Besinci tha se sulmet izraelite që vazhdojnë në Gaza për 15 muaj po "shfarosin" njerëzit para botës. "Të qëndruarit të heshtur ndaj kësaj shtypjeje të pamëshirshme bie në kundërshtim me dinjitetin njerëzor. Palestina duhet të jetë një shqetësim jo vetëm për një racë apo fe, por për të gjithë njerëzimin", tha ai.

Ushtria izraelite ka vazhduar ofensivën brutale në Rripin e Gazës duke vrarë rreth 45.500 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor të vitit të kaluar, pavarësisht nga një rezolute të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm.

Tel Avivi ka vendosur bllokadë shkatërruese në Rripin e Gazës, duke e lënë popullsinë 2.3 milionëshe në prag të urisë.

TRT Balkan / agjencitë