Gjykatat në Türkiye urdhëroi ndalimin e gjithsej 160 personave që u konstatuan përgjegjës në lidhje me shembjen e ndërtesave në rajonet e prekura nga tërmeti në jug të vendit.
Sipas informacioneve të korrespondentit të AA-së, në hetimet e nisura nga Prokuroria e Shtetit në lidhje me objektet e shkatërruara nga tërmetet ose ku vërehet ndryshim zonal, janë arrestuar mbi 500 persona të dyshuar.
Nga të arrestuarit, 160 personave iu është caktuar paraburgimi, 175 janë liruar me masë ndalimi, ndërsa 132 janë ende në kërkim.
Disa nga të dyshuarit janë liruar.
Tërmetet e 6 shkurtit prej 7,7 dhe 7,6 ballësh ishin ndër më shkatërruesit në dekadat e fundit, ku deri tani kanë humbur jetën të paktën 42 mijë persona, respektivisht më shumë se 100 mijë të tjerë të lënduar.