Pavarësia e Kosovës festohet në Edirne të Türkiyes. / Photo: AA

Në qytetin turk të Edirnes është organizuar një aktivitet me rastin e përvjetorit të 17-të të pavarësisë së Kosovës..

Në aktivitetin e organizuar nga Shoqata për Kulturë dhe Solidaritet të Studentëve nga Kosova, në zyrën e Kryesisë së Turqve Jashtë Vendit dhe Komuniteteve Mike (YTB) në Edirne, u zhvillua një prezantim lidhur me procesin e pavarësisë.

Kryetari i Shoqatës Ediz Soytari, në fjalimin e tij, tha se zëri i Kosovës u dëgjua në botë pas shpalljes së pavarësisë më 17 shkurt 2008.

"Kosova është shteti më i ri i Ballkanit ku shqiptarët, turqit, boshnjakët, romët dhe grupet tjera etnike jetojnë në paqe", tha Soytari duke treguar se Kosova sot njihet nga mbi 100 shtete.

Pas fjalimeve, u festua pavarësia e Kosovës shoqëruar me muzikë nga Ballkani ndërsa për të pranishmit u shërbyen ushqime lokale të përgatitura nga anëtarët e shoqatës.

Në aktivitet përveç përfaqësuesve nga YTB dhe Departamenti i Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe, morën pjesë edhe studentë nga Kosova.

TRT Balkan / agjencitë