Pendarovski uron presidentin Erdoğan për fitoren në zgjedhje / Foto: AA Arkive / Photo: AA Archive

Presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski ka uruar presidentin e Türkiyes Recep Tayyip Erdoğan për fitoren në balotazhin e zgjedhjeve presidenciale në Türkiye.

"Urime për Recep Tayyip Erdoğanin me rastin e fitores në zgjedhjet presidenciale në Türkiye", ka shkruar Pendarovski në urimin e tij në rrjetet sociale.

Ai shpreh gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit dypalësh në interes të përbashkët.

"Ne jemi të gatshëm të vazhdojmë avancimin e marrëdhënieve të shkëlqyera dypalëshe në disa fusha me interes të përbashkët, shkëmbimin ekonomik dhe partneritetin në kuadër të NATO-s".

TRT Balkan / agjencitë