Në orën 04:17 të mëngjesit më 6 shkurt, një dridhje e fuqishme shkundi themelet e qytetit Kahramanmaraş në Türkiyen jugore. Tërmeti 7,7 ballësh sipas Rihterit ishte dridhja më e fuqishme që ka përjetuar kjo gjeneratë gjatë jetës së tyre. Nëntë orë më pas, një dridhje tjetër, me fuqi të pazakontë prej 7,6 ballësh, të ngjashme me goditjen e parë, u jep goditjen përfundimtare ndërtesave që u dëmtuan, por i qëndruan tërmetit të parë.
Kahramanmaraş ishte shtëpi për 1 milion banorë, ndërsa historia e tijj mijëravjeçare kontribuonte me veçori unike në kulturën turke. Ja se për çfarë njihej ky qytet.
Akullorja turke
Akullorja turke, e cila nuk shkrihet dhe me të cilën argëtohen mijëra turistë thuajse në mbarë botën gjatë servimit, e ka origjinën nga Kahramanmaraş.
Pse është e veçantë kjo akullore?
“Maraş dondurma” nuk është vetëm akullore. Kjo është një ëmbëlsirë tradicionale në Türkiye dhe është e njohur në mbarë botën sepse mund të qëndrojë për 72 orë pa u shkrirë. Arsyeja për këtë është përdorimi i një përbërësi të veçantë të nxjerrë nga rrënja e një prej luleve më të bukura në planet - orkideja, ose më mirë nëngrupi i tyre turk. Emri i këtij përbërësi është salep dhe i jep akullores një elasticitet dhe qëndrueshmëri unike.
Maraş ose Kahramanmaraş
Maraş, ose zyrtarisht Kahramanmaraş, është qyteti në rajonin e Mesdheut në Türkiye dhe qendra administrative e provincës Kahramanmaraş. Deri para vitit 1973, Kahramanmaraş u quajt zyrtarisht Maraş, dhe më vonë mori parashtesën "Kahraman", një fjalë turke me origjinë persiane që do të thotë "hero", për të përkujtuar Betejën e Maraşit. Qyteti shtrihet në një rrafsh në fundin e malit Ahir.
Kahramanmaraş është gjithashtu një nga qytetet më të rëndësishme për historinë e Republikës së Türkiyes. Qyteti u bë simbol i rezistencës kombëtare në Frontin Jugor të Luftës së Pavarësisë Turke.
Qendër turistike
Kahramanmaraş është një qendër tërheqëse turistike me shumë vende për t'u vizituar. Është një qytet historik që ka parë shumë qytetërime. Qyteti ka shumë lokalitete historike për t'u vizituar, si xhami dhe muze.
Kahramanmaraş ka universitetin më të vjetër në vend, Universitetin Kahramanmaraş Sutcu Imam.
Kahramanmaraş para tërmetit dhe çfarë mund të ketë humbur përgjithmonë?
Kështjella e Maraşit është një nga atraksionet më të njohura të qytetit. Data e saktë e ndërtimit nuk dihet, por mendohet se është ndërtuar në vitin 900 para erës së re. Kalaja është larg qendrës së qytetit.
Ura e gurit është ndërtuar në shekullin e 16-të dhe është e ruajtur mjaft mirë. Ura është mbi lumin Ceyhan me një gjatësi prej 158 metrash. Ura e gurit ndodhet 11 kilometra nga qendra e qytetit.
Xhamia Kahramanmaraş Ulu është një nga ndërtesat më të vjetra historike në qytet. Një dëshmitar i pothuajse 500 vjet të historisë së qytetit. Xhamia e Madhe është pikënisja e luftës për liri.
Medreseja Tash (e gurit) po ashtu ndodhet në xhaminë Ulu.
Pas tërmetit të 6 shkurtit, shumë prej objekteve në qytet dhe provincë janë dëmtuar ose shkatërruar. Tërmeti që goditi Türkiyen dhe Sirinë ka marrë më shumë se 36.000 jetë deri tani. Dëmet materiale janë të mëdha, ndërsa shumë trashëgimi historike janë pothuajse të pariparueshme.