Ukraina ka eksportuar gati 400 miјë ton grurë në javën e parë pas shpalljes së një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga Türkiye për të trajtuar pasigurinë ushqimore globale.
Dymbëdhjetë anije që transportonin më shumë se 370 mijë ton grurë dhe produkte të tjera ushqimore janë autorizuar të largohen nga portet e Ukrainës, tha Koordinatori i përkohshëm për OKB-në në Qendrën e Përbashkët të Koordinimit, Frederick Kenney.
"Ne kemi parë një interes të jashtëzakonshëm nga pronarët e anijeve për sa i përket vullnetit të tyre për të bërë këtë tranzit," u tha Kenney gazetarëve në Nju Jork të mërkurën.
Sipas Kenney, ata presim të shohin një rritje të madhe në aplikime.
“Disa anije bosh me grurë janë ulur në ujërat turke në pritje për të rregulluar kontratat. Pasi marrëveshjet e tyre të rregullohen, ata do të kalojnë tranzit drejt veriut”, shtoi ai.
Anijet që niseshin nga portet e Ukrainës ishin të ngarkuara me misër dhe produkte të tjera ushqimore dhe dërgesa e parë e grurit ukrainas pritet javën e ardhshme.
"Ne në fakt kemi pastruar anijen e parë në hyrje që do të marrë grurin sipas të dhënave tona dhe kjo duhet të ndodhë diku javën e ardhshme," tha Kenney.
Türkiye, OKB, Rusia dhe Ukraina nënshkruan një marrëveshje historike më 22 korrik për të rihapur tre porte ukrainase – Odessa, Chornomorsk dhe Yuzhny – për drithërat që ishin bllokuar për muaj të tërë për shkak të konfliktit të vazhdueshëm Rusi-Ukrainë, tashmë në muajin e gjashtë.
11 Gus 2022
Për një javë nga Ukraina përmes Türkiye-s, eksportohen 370 mijë ton grurë
Pritet rritje e madhe e aplikimeve nga anijet për të transportuar grurin nga Ukraina
TRT World
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore