Përmbytje në Istanbul, shënohen viktima.  / Foto: AA

Zyra e Guvernatorit në Istanbul ka konfirmuar se dy persona kanë humbur jetën nga përmbytjet e shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm në rrethet Başakşehir dhe Küçükçekmece.

Zyra e Guvernatorit njoftoi se shirat e dendur tashmë kanë ndaluar në Arnavutköy dhe Başakşehir.

Përmbytje në Istanbul, shënohen viktima. AA

Guvernatori i Istanbulit, Davut Gül, në rrjetet sociale njoftoi se janë regjistruar afër 125 litra reshje për metër katror.

"Qytetarët, shtëpitë e të cilëve janë të pabanueshme për shkak të përmbytjeve dhe ata në rrezik nga përmbytjet, mund të kërkojnë strehim në objektet publike duke telefonuar 112", tha Gül.

Përmbytje në Istanbul, shënohen viktima. AA

Më vonë, ministri i Punëve të Brendshme, Ali Yerlikaya, tha se njëri nga viktimat ishte shtetas i jashtëm që humbi jetën në Küçükçekmece.

Viktima tjetër në Başakşehir u identifikua një grua 57-vjeçare, e cila u raportua se u kap nga shiu i dendur jashtë shtëpisë.

Ajo u përfshi nga përmbytjet dhe kalimtarët e rastit arritën ta shpëtojnë pasi u bart afër 1 kilometër nga ujërat e vrullshme.

Me mbërritjen e ekipeve mjekësore në vendngjarje, u konfirmua se gruaja ishte pa shenja jete.

Ministri Yerlikaya shprehu ngushëllimet e tij.

Përmbytje në Istanbul, shënohen viktima AA

Ai po ashtu tha se pesë persona janë plagosur, tre prej të cilëve janë liruar menjëherë pas trajtimit ambulator.

TRT Balkan / agjencitë