Historitë e të shpëtuarve: Një fije shprese mes katastrofës në Türkiye / Foto: AA

Dy tërmete shkatërruese me magnitudë 7,7 dhe 7,6 ballë të cilat goditën jugun e Türkiyes më 6 shkurt, shkaktuan vdekjen e 50.096 personave, ndërsa mbi 100 mijë të tjerë u lënduan. Menjëherë u bë e qartë se ajo që u vlerësua si “fatkeqësia e shekullit” nga institucionet turke, do të ketë pasoja afatgjate.

Türkiye, me të gjitha institucionet shtetërore, shoqatat joqeveritare dhe organizimin e popullit, bashkë me solidarizimin ndërkombëtar, u mobilizua menjëherë për të sanuar dëmet.

Miliona u strehuan përkohësisht

Ndërkohë që kishin filluar kërkimet nën rrënoja për të shpëtuar sa më shumë jetë, Türkiye duhej të mendonte edhe për të mbijetuarit të cilët kishin mbetur pa kulm mbi kokë. Qindra mijëra ndërtesa u shembën në 11 provincat e prekura nga tërmeti.

Për një kohë të shkurtër, shteti ngriti 345 qytete çadrash dhe 305 qytete kontejnerësh, duke siguruar strehim për rreth 2,6 milionë banorë të saj.

Bëhet e ditur se janë vendosur gjithsej 656.553 tenda dhe 49.202 kontenjerë, ndërsa gjithashtu janë vënë në shërbim 17.541 tualete të përbashkëta dhe 8.259 dushe të përbashkëta.

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan është zotuar se do të rindërtojë qytetet edhe më të bukura sesa ishin brenda 1 viti.

Mijëra personel dhe makineri në shërbim të qytetarëve

Shteti kërkonte të nisë ndërtimet sa më shpejt që është e mundur dhe për këtë duhej një përpjekje masive për pastrimin e terrenit nga rrënojat dhe përgatitjen për ndërtim. Një pjesë e ndërtesave iu nënshtruan vlerësimit dhe u mor vendimi për rrënimin e tyre.

Rreth 1,5 milion njerëz u evakuuan nga rajonet e prekura.

Gjithsej 191.498 personel u angazhuan gjatë punimeve në rajon, sipas institucioneve turke. Gjithashtu u përdorën 18.053 pajisje të rënda ndërtimore.

U përdorën edhe 72 avionë, 141 helikopterë dhe 37 anije, si dhe teknologjia e lartë vendase si dronë, radarë modernë dhe të tjera.

Ndihma financiare

Mbi 1,6 milion njerëz kanë pranuar nga 10.000 lira turke (520 dollarë) pagesa si ndihmë të menjëhershme për t’u përballur me nevojat urgjente pas tërmetit.

Gjithsej 396.020 familje turke u është ofruar ndihmë për zhvendosje, një aksion për të cilin shteti ka ndarë mbi 5,9 miliardë lira turke, ose mbi 306 milionë dollarë.

Për 347.657 njerëz janë lëshuar dokumente për shpenzimet e udhëtimit.

Një analizë paraprake ka treguar se i gjithë dëmi nga tërmetet shkatërruese në Türkiye do të kushtojë mbi 103 miliardë dollarë gjithsej.

TRT Balkan