Pesë arsye kryesore që kontribuan në fitoren presidenciale të Erdoğanit.     /Foto: Reuters

Gara presidenciale e 28 majit siguroi një moment të madh politik për presidentin turk dhe liderin e AK Partisë Recep Tayyip Erdoğan, i cili përsëri përfundoi i pari në balotazhin e parë presidencial.

Erdoğani nuk ka humbur asnjë zgjedhje që nga viti 1994, kur ai u zgjodh kryetar i bashkisë metropolitane të Istanbulit. Tashmë me fitoren e tij në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale ai betonoi më tej trashëgiminë e tij politike.

Ka shumë arsye pse Erdoğani fitoi kundër kandidatit presidencial të aleancës gjashtëpartiake Kemal Kilicdaroglu, lideri i Partisë së majtë Republikane Popullore (CHP), por këtu janë disa nga faktet domethënëse që e ndihmuan atë të merrte një epërsi vendimtare në të dyja raundet e zgjedhjeve.

Përvojë dhe udhëheqje kohezive

Që nga tranzicioni i Türkiyes në një sistem shumëpartiak në vitin 1950, asnjë lider turk nuk ka fituar më shumë zgjedhje se Erdoğani, një realitet politik, i cili tregon se mprehtësia politike dhe përvoja e Erdoğanit ka bërë një ndryshim të madh kundër rivalëve të tij politikë.

Ndërsa me prirjen e majtë Kilicdaroglu udhëhoqi një aleancë opozitare të lidhur lirshëm dhe ideologjikisht të larmishme të quajtur Tavolina e të Gjashtëve, ai u pa si një zgjedhje e dobët presidenciale kundër një njeriu të fortë si Erdoğani që nga fillimi.

Ndryshe nga opozita, Erdoğani formoi një aleancë politike koherente ideologjikisht rreth konservatorizmit fetar dhe nacionalizmit turk, dy kampet e ngushta politike ideologjike, duke bashkuar Partinë e Lëvizjes Nacionaliste (MHP), Partinë Buyuk Birlik (BBP) dhe Partinë Yeniden Refah (YRP), parti me qëndrime të ngjashme.

Përpara raundit të dytë, në një tjetër manovër të mirë politike, Erdoğani u bashkua me Sinan Oganin, kandidatin presidencial nacionalist, i cili mori më shumë se pesë për qind të votave në raundin e parë, duke betonuar aleancën e tij konservatore të qendrës së djathtë.

Nga ana tjetër, në një lëvizje kontradiktore, Kilicdaroglu papritur arriti një marrëveshje me udhëheqësin e ultra të djathtë Umit Ozdag për të mbledhur votat e Partisë së tij ksenofobike Zafer për të kapërcyer epërsinë e Erdoğanit.

Analistët menduan se lëvizja e Kilicdaroglu në ultra të djathtë mund të kishte tjetërsuar si konservatorët liberalë ashtu edhe votat kurde, pavarësisht faktit se HDP-ja, e cila ka lidhje me organizatën terroriste PKK, vazhdoi ta mbështeste atë. HDP-ja merr pjesën më të madhe të mbështetjes së saj nga rajonet juglindore dhe lindore të populluara kryesisht nga kurdët.

Stabiliteti i brendshëm

Si zgjedhjet parlamentare, ashtu edhe ato presidenciale i kanë dhënë presidentit aktual dhe aleancës së tij një mandat të qartë politik, duke treguar se populli turk vazhdon të besojë në politikat e Erdoğanit.

Gjatë fushatës zgjedhore, Erdoğani ka premtuar vazhdimin e stabilitetit politik bazuar në masat e tij kundër terrorizmit, si dhe fuqizimin e tij të politikës civile kundër historisë së ndërhyrjes ushtarake të vendit.

Nga ana tjetër, aleanca e brishtë politike e Kilicdaroglut, e mbështetur nga HDP-ja e lidhur me PKK-në, ngriti dyshime serioze në elektoratin kryesisht konservator-nacionalist të Türkiyes, duke e bërë udhëheqësin e majtë të duket si një politikan i dobët që nuk është i përgatitur të luftojë kundër grupeve terroriste.

Politika e jashtme

Mandati i gjatë i Erdoğanit ka rritur përpjekjet politike të Türkiyes për t’u bërë një fuqi globale pasi ShBA-ja ka vazhduar të humbasë ndikimin e saj ndërkombëtar dhe fuqinë e butë në shumë zona nga Lindja e Mesme deri në Azinë Qendrore.

Erdoğan ka ndjekur me mjeshtëri një rrugë të mesme në shumë konflikte nga Libia në Ukrainë, duke mbrojtur interesat turke në gjithë Lindjen e Mesme kaotike dhe duke rritur aksionet politike të Ankarasë në Azinë Qendrore të dominuar nga turqit.

Në konfliktin e Ukrainës, Türkiye ka vepruar gjithashtu si ndërmjetëse, duke ndërmjetësuar një marrëveshje historike midis Kievit dhe Moskës, kryesisht falë miqësisë së mirë të Erdoğanit me presidentin rus Vlladimir Putin dhe presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy.

Edhe gjatë periudhës ndërmjet raundit të parë dhe të dytë të zgjedhjeve presidenciale, Erdoğan ishte në gjendje të bindte si lidershipin ukrainas ashtu edhe atë rus për të zgjatur marrëveshjen e skaduar të drithit, duke treguar kredibilitetin e tij si burrë shteti dhe duke dëshmuar edhe një herë ndikimin e tij të fuqishëm diplomatik në arenën ndërkombëtare.

Plani i ndërtimit pas tërmetit

Më 6 shkurt, rajoni jugor i Türkiye u godit nga dy tërmete të fuqishme, duke çuar në vdekjen e më shumë se 50.000 njerëzve dhe duke lënë shumë provinca në një gjendje shkatërrimi të madh.

Por, Erdoğani ishte në gjendje të mobilizonte gjithë mekanizmin shtetëror turk për të ndihmuar dhe rehabilituar në masë të madhe të mbijetuarit nga tërmeti. Nuk ka gjasa që ndonjë politikan tjetër turk të ketë arritur të njëjtat rezultate, si nisja e një plani të madh ndërtimi, i cili përfshin 650.000 njësi banimi në zonat e goditura nga tërmeti.

Prania e vazhdueshme e Erdoğanit nëpër zonat e tërmetit fuqizoi gjithashtu një ndjenjë në rritje se presidenti turk mund të ndihmojë viktimat më shumë se çdo politikan tjetër.

Si raundi i parë i garës presidenciale, ashtu edhe rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të 14 majit kanë treguar se projektet e ndërtimit të Erdoğanit dhe ndërveprimi i tij me të mbijetuarit e tërmetit kanë dhënë fryte pasi presidenti aktual dhe aleanca e tij patën sukses në zonat e goditura nga tërmeti.

Siguria energjetike

Nën udhëheqjen e Erdoğanit, Türkiye ka qenë gjithashtu në gjendje të zbulojë burime të pashfrytëzuara të energjisë në Mesdheun lindor dhe Detin e Zi, duke zhvilluar partneritete të forta me vendet e pasura me naftë dhe gaz nga Rusia në shtetet e Gjirit për të diversifikuar importet e saj të energjisë.

Me zbulimet e reja të gazit në det të hapur në Mesdheun lindor, Türkiye pranoi se vetëqëndrueshmëria mund të ishte e mundur për Ankaranë dhe partnerin e saj ishull, Republikën Turke të Qipros Veriore.

Si rezultat, Türkiye filloi programin e saj të kërkimit dhe të zhvillimit në rajon, duke konkurruar me shtetet rajonale si Greqia dhe Izraeli, duke i treguar publikut turk se shteti i saj mund të mbrojë dhe të zhvillojë të drejtat e tij të gazit në gjithë Mesdheun lindor. Rezervat e gazit të rajonit arrijnë në 3,45 trilionë metra kub dhe 1,7 miliardë fuçi naftë, sipas ekspertëve.

Në Detin e Zi, Türkiye ka rritur gjithashtu përpjekjet e saj të shpimit në një masë të madhe, duke zbuluar afro 600 miliardë metra kub në fushën e saj Sakarya në zona që variojnë nga puset Tuna-1 në Amasra-1 dhe Caycuma-1 që nga viti 2020.

“Kur të arrijmë kapacitetin e plotë, ne do të jemi në gjendje të plotësojmë rreth 30 për qind të nevojës vjetore të vendit tonë nga këto rezerva”, tha Erdoğani, duke shtuar se Türkiyes iu deshën më pak se tri vjet që t’ua dorëzonte gazin e zbuluar qytetarëve të saj.

“Ne do të nxjerrim 10 milionë metër kub gaz në ditë nga fusha e Sakaryas në radhë të parë dhe 40 milionë metër kub në ditë në të ardhmen nëpërmjet puseve të reja të gazit që do të shpojmë”, nënvizoi ai.

TRT World