Pesë fakte për avionin sulmues Hürjet të Türkiyes.   / Foto: AA

Avioni sulmues i lehtë i Türkiyes, Hürjet, ka kaluar me sukses testin e parë të fluturimit.

Një avion luftarak F-16 shoqëroi Hürjet gjatë fluturimit të tij të parë në Komandën e Aeroportit Mürted, një bazë ajrore e Forcave Ajrore Turke në veriperëndim të kryeqytetit Ankara, më 25 prill.

Ndërkaq, avioni në fjalë kaloi testin e parë të fillimit të motorit në fillim të shkurtit.

Në vazhdim TRT Balkan ju njofton me cilësitë ose pesë faktet të cilët e veçojnë këtë avion sulmues të Türkiyes.

Municione të ndryshme

I zhvilluar nga Industritë e Hapësirës Ajrore Turke (TUSAŞ), Hürjet do të jetë në gjendje të përdorë nëntë lloje të ndryshme municionesh të zhvilluara brenda vendit, sipas zyrtarëve të mbrojtjes.

Midis tyre janë raketat ajër-ajër Gökdoğan dhe Bozdoğan shumë të manovrueshme, një raketë lundrimi SOM, bomba në miniaturë, Sarb-83 shpuese betoni, pajisje udhëzuese precize (HGK-3), pajisje udhëzuese me krahë KGK-83 dhe KGK-82 dhe Kompleti udhëzues me precizitet të lartë Teber i zhvilluar nga prodhuesi i raketave turke Roketsan.

Stërvitje moderne

Aeroplani Hürjet me një motor, i cili do të ketë një kabinë tandem, pritet gjithashtu të luajë një rol vendimtar në stërvitjen moderne të avionëve luftarakë.

Avioni do të jetë në gjendje të kryejë role të tilla si trajnimi i gatishmërisë luftarake, patrullimi ajror (i armatosur dhe i paarmatosur) dhe demonstrimi aerobatik.

Ngritje nga luftanija TCG Anadolu

Ai gjithashtu do të jetë në gjendje të ngrihet nga luftanija më e madhe e Türkiyes TCG Anadolu, e cila mund të transportojë helikopterë, dronë, automjete tokësore dhe personel.

Struktura dhe shpejtësia

Ai ka një gjatësi prej rreth 14 metrash, me një hapje krahësh 9,5 metra, dhe mund të arrijë një shpejtësi prej 1.729 km/h.

Lartësia maksimale

Lartësia maksimale e avionit të avancuar është vendosur në 14 kilometra, së bashku me ngarkesën e tij prej 3.000 kilogramësh.

Synimi i autoriteteve turke është prodhimi i dy avionëve sulmues Hürjet çdo muaj pasi aktivitetet e certifikimit të projektit të kenë përfunduar deri në fund të vitit 2025.

TRT Balkan