Pesë teatrot madhështore antike të Türkiyes.     / Foto: AA

Türkiye është vendi ku qindra qytetërime kanë ekzistuar gjatë historisë.

Teatrot madhështore antike që fuqizuan artin në qytetet e lashta janë sot ndër atraksionet kryesore turistike të shtetit turk.

Teatrot antike me punimet e tyre të pabesueshme me gurë, akustikën mbresëlënëse dhe kapacitetin e lartë të audiencës janë vende që nuk duhet t’i mungojnë askujt që është i interesuar për historinë, artin dhe teatrin.

Në vazhdim TRT Balkan do t’ju sjell disa nga teatrot antike të Türkiyes dhe skenat e lashta ku gladiatorët luftuan, ku shfaqjet e para morën jetë dhe ku misteret fshihen në mermerët e heshtur.

Efes, më i madhi në botë

Qyteti i lashtë i Efesit përmban teatrin më të madh të hapur në botë dhe është një pasuri e vlefshme kulturore e Türkiyes. Teatri antik i Efesit, i ndërtuar në periudhën helenistike, u përdor për ekspozita gladiatorësh, festivale dhe predikimet e Shën Palit. Sot, orkestrat më të famshme në botë performojnë mes akustikës unike të Teatrit të Efesit.

Ky teatër ka një kapacitet prej 24.000 njerëz, ndërsa skena trekatëshe është prishur, pjesët e mbetura kanë mbijetuar deri më sot.

Gjithashtu, simboli universal i teatrit, maskat e qarës/buzëqeshjes lindi këtu, kur aktorët që shprehnin diskursin politik filluan të përdornin maska për të fshehur identitetin e tyre.

Teatri antik Efes AA

Apsendos, më i vjetri i periudhës romake

Teatri i Aspendos si një nga teatrot më të mrrekullueshme ishte dhe është ende një shfaqje në qytetin e lashtë greko-romak në provincën Antalya të Türkiyes.

I ndërtuar nga arkitekti Zenon, ndërsa ishte nën sundimin romak, Teatri Aspendos ka një kapacitet prej 15.000 njerëz. Si një nga teatrot antike më të ruajtura, Teatri i Lashtë Aspendos është shembulli më i vjetër dhe më i fortë i teatrove të epokës romake. Struktura e saj përfshin një dysheme guri gjysmë rrethore për audiencë më të vogël, por edhe tingujt më të butë nga skena dëgjohen nga rreshtat më të lartë. Aspendos, i cili vizitohet nga mijëra turistë çdo vit, përdoret ende për koncerte dhe ngjarje të tjera.

Teatri antik Aspendos AA

Hierapolis, ndër më të bukurit

Skena e teatrit të qytetit të lashtë Hierapolis, në Denizli, konsiderohet ndër strukturat më të bukura ekzistuese të mbetura nga epoka romake. Ndërtimi i Teatrit të Lashtë Hierapolis 1800-vjeçar, i cili ka 50 rreshta ndenjëse, filloi në gjysmën e dytë të shekullit të 1-të dhe zgjati rreth 150 vjet. Një nga elementët më monumentalë të skenës janë relievet e saj prej mermeri, që përshkruajnë një sërë ngjarjesh dhe historish mitologjike. Teatri Antik Hierapolis është gjithashtu teatri i parë antik në Türkiye me një skenë të restauruar. Teatri vazhdon të mbajë aktivitete kulturore dhe artistike me një kapacitet prej 12.000 personash.

Teatri antik Hierapolis AA

Antiphellos, me pamje kah deti

Teatri Antiphellos i epokës Lycian ndodhet në lagjen Kaş të Antalyas dhe, në mënyrë të përshtatshme, ka një pamje të mrekullueshme të detit. Vetëm një shëtitje të shkurtër nga qendra e Kaş, perëndimi i diellit është koha e preferuar për të vizituar teatrin, i cili duket se është ndërtuar vetëm për të shfaqur pamjen natyrore. Disponon me zona ndenjëse përballë detit, por jo skenë. Nuk mund të mos pyesim veten nëse, ndoshta, Teatri Antiphellos është ndërtuar në të vërtetë në mënyrë që popullsia e qytetit të shekullit të 4-të të mund të shikonte perëndimin e diellit nga këndvështrimi më i mirë.

Teatri antik Antiphellos AA

Priene, me tempullin impozant të perëndeshës Athena

Qyteti i lashtë Priene në Aydin konsiderohet si një nga shembujt më të mirë të hershëm të planifikimit të qytetit në botë. Teatri, i cili u ndërtua 2500 vjet më parë duke aplikuar për herë të parë llogaritjet matematikore, është një strukturë me 50 rreshta me një kapacitet prej 5000 personash. Pavarësisht ndryshimeve gjatë epokës romake, pjesa e përparme e teatrit përmban një tempull impozant kushtuar perëndeshës Athena, duke ruajtur traditën helenistike. Kjo skenë prehistorike e ndërtuar në shpatet e malit Dilek është një nga shembujt më të ruajtur të periudhës së tij.

Teatri antik Priene AA
TRT Balkan