Forcat e sigurisë dhe shërbimet e inteligjencës vazhdojnë luftën kundër organizatës terroriste PKK në rrjetet sociale.
Në këtë kontekst, si pjesë e hetimeve për rrjetet sociale PKK/KCK, u monitoruan aktivitetet propagandistike dhe dezinformuese të organizatës terroriste kundër Türkiyes.
U zbuluan llogari që ishin përfshirë në fushata të organizuara nën etiketën e PKK-së dhe kryenin propagandë terroriste dhe prodhonin përmbajtje të rreme kundër Türkiyes.
U identifikuan gjithashtu llogari që nisnin fushata të PKK-së në rrjetet sociale, publikuan postime me përmbajtje propagandistike të organizatës terroriste në ndërveprim të ndërsjellë, kërkonin monitorimin e llogarive që mbështesnin këtë organizatë dhe mundësonin koordinimin mes llogarive të organizatës PKK.
Analiza zbuloi se përdoruesit e disa llogarive që kryenin propagandë të PKK-së me emra të rremë në rrjetet sociale kishin precedentë penalë të lidhur me trafikimin e drogës.
Llogaria "@JIYANZAGROS_21", e cila ka një rol aktiv në rrjetet sociale të organizatës terroriste PKK, u zbulua se i përket Zeliha Erturk, e cila ka të dhëna për vepra penale si "krijimi i një organizate me qëllim kryerjen e veprave penale" dhe "trafikim dhe furnizim me drogë ose mjete narkotike".
Është konstatuar se Zeliha Erturk jeton në qytetin Amersfoort të Holandës, ku ka shkuar ilegalisht.
Të afërmit e saj kanë gjithashtu të dhëna për terrorizëm
Zeliha Erturk, përfituesja e llogarisë propagandistike të PKK/KCK-së, dhe anëtarët e familjes së saj gjithashtu kanë një precedentë të konsiderueshëm kriminal, kryesisht të lidhur me terrorizmin dhe trafikimin e drogës.
Rezultoi se anëtarët e familjes Erturk, të cilët u kapën teksa transportonin drogë, veçanërisht në vendet evropiane përmes Türkiyes, kanë marrë gjithsej 28 vjet e 4 muaj burg.
Ramazan Kutlu, djali i Zeliha Erturk, u dënua me 4 vjet e 2 muaj burg për “eksportim droge dhe lëndë dehëse” në vitin 2009.
Edhe vëllai i Zeliha Erturk, Mehmet Erturk, u arrestua me rreth 52 kilogramë heroinë të sekuestruara gjatë një operacioni në portin e Mersinit në vitin 2008, kur do të dërgohej në Holandë dhe u dënua me 12 vjet e 6 muaj burg.
Motra tjetër e Zeliha Erturk, Bego Erturk, e cila gjithashtu ka një rekord anëtarësie në PKK/KCK, gjithashtu ka një precedent penal për "importimin e drogës nga jashtë" në sekuestrimin e 204.440 ekstazave në Aeroportin Ataturk në vitin 2003.
Gjithashtu, u konstatua se vëllezërit e tjerë të Zeliha Erturk, Aytac Erturk, u dënuan me 3 vjet e 4 muaj, ndërsa Ayfer Erturk me 3 vjet e 4 muaj për krime të ndryshme të lidhura me drogën.
9 Nën 2022
TRT Balkan
Lajme të ngjashme
MIT neutralizon terroristen e rangut të lartë të PKK-së në veri të Irakut
Organizata Kombëtare e Inteligjencës Turke e ka neutralizuar me sukses terroristen Sebahat Ormanli, e njohur me emrin e koduar Mizgin Guyi, që organizoi aktivitete terroriste që përfshinin zjarrvënie në zonat urbane dhe nëpër pyjet e Türkiyes.
Fidan: Türkiye e kënaqur me bisedimet për paqe Azerbajxhan-Armeni
"Ne mirëpresim përparimin pozitiv të marrëveshjeve të përhershme të paqes dhe përcaktimit të kufijve midis Azerbajxhanit dhe Armenisë", tha Fidan në një konferencë të përbashkët për media me homologun e tij azerbajxhanas Jeyhun Bayramov në Baku.
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.