Sot dhe nesër po mbahet TRT World Forum, nën organizim të televizionit shtetëror të Türkiyes, TRT. Në këtë organizim po marrin pjesë rreth 100 folës të njohur ndërkombëtarisht nga 40 shtete.
Në ditën e parë të TRT World Forum folën presidenti i Türkiyes Recep Tayyip Erdoğan, Drejtori i Komunikimeve në Presidencë Fahrettin Altun, Kryetari i Bordit të TRT Ahmet Albayrak, Drejtori i Përgjithshëm i TRT Mehmet Zahid Sobacı, akademikë, gazetarë, politikëbërës dhe organizata joqeveritare nga e gjithë bota.
Që nga viti 2017, presidenti Erdoğan ka marrë pjesë në të gjitha forumet e TRT World, ndërsa fjalët e tij janë transmetuar në gjithë botën.
Disa nga temat në agjendë në ditën e parë të forumit përfshijnë: “Të ushqyerit e botës: Sigurimi i ushqimit global në kohë krize”, “Çarmatimi i dezinformatave: Mbrojtja e së vërtetës në kohën digjitale” dhe “Kriza energjetike dhe ndryshimi klimatik: Koha për të kthyer krizat në mundësi?”.
Në ditën e dytë të forumit, diskutimi do të sillet rreth temave të ndryshme, duke përfshirë: “Digjitalizimi: Një sfidë shpërblyese për transmetimin publik?", "Përtej humanitarizmit: adresimi i krizës globale të migracionit", "Lufta Rusi-Ukrainë: Mësimet e nxjerra", "Raportimi nga vija e parë: Gazetaria në hijen e luftës".