Selia e Ekipeve të Policisë Lëvizëse (Yunuslar), e cila është pjesë e Drejtorisë së Policisë së Rendit Publik në Ankara, ka filluar përdorimin e makinës Togg të prodhimit turk për detyra patrullimi dhe inspektimi në lagjen Kizilay.
Automjeti me ngjyrë të zezë me targë “06 A 00006” mban simbolin e policisë lëvizëse.
Kujtojmë se Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, ka bërë të ditur se makina e parë elektrike autoktone e Türkiyes ‘Togg’ ka dalë në rrugë pas ceremonisë së saj të dorëzimit në prill të këtij viti.
Togg Technology Campus ka një kapacitet prodhimi të 175 mijë automjeteve në vit. Togg dëshiron të prodhojë një milion automjete deri në fund të vitit 2032. Qëllimi është që deri në fund të këtij viti të prodhohen 28 mijë automjete T10X në rrugë.