Portieri Livakoviq dorëzoi fanellën dhe dorëzat për të prekurit nga tërmeti / Photo: Yavuz Selim Kiran Twitter

Portieri i kombëtares së Kroacisë, Dominik Livakoviq, dhuroi fanellën dhe dorëzat për të prekurit nga tërmeti me qendër në Kahramanmaraş të Türkiyes.

Portieri kroat Livakoviq këtë gjest human e bëri në ambasadën e Türkiyes në Zagreb, duke dorëzuar fanellën dhe dorëzat që ka veshur në ndeshjen e çerekfinales kundër Brazilit në Kupën e Botës "Katar 2022".

Ambasadori turk në Zagreb, Yavuz Selim Kıran në një postim nga llogaria e tij në Twitter tha: "Portieri i kombëtares kroate Dominik Livakoviq dorëzoi dorëzat që mbrojti penaltitë dhe fanellën e tij që çoi ekipin në gjysmëfinale me ndeshjen kundër Brazilit në Kupën e Botës, që ato të përdoren për të ardhura për të prekurit nga tërmeti".

Kıran etiketoi në postimin e tij portierin Livakoviq me fjalët: "Faleminderit, njeri me zemër të madhe".

TRT Balkan / agjencitë