Presidenti Recep Tayyip Erdoğan zhvilloi një telefonatë me Princin e Kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman bin Abdulaziz Al Saud për të diskutuar marrëdhëniet dypalëshe midis Türkiyes dhe Arabisë Saudite, si dhe çështje globale dhe rajonale.
Presidenti Erdoğan theksoi rëndësinë e unitetit islamik në adresimin e sulmeve të Izraelit ndaj Palestinës dhe kërkoi më shumë përpjekje për t'i dhënë fund dhunës dhe për të zbatuar vendimin e armëpushimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Gjithashtu, presidenti Erdoğan i ka përcjellë urimet Princit të Kurorës me rastin e festës së Fitër Bajramit.
TRT Balkan / agjencitë