Presidenti Erdoğan iftarin e parë në Kahramanmaraş / Photo: AA

Presidenti Recep Tayyip Erdoğan iftarin e parë të muajit Ramazan do ta bëjë me të prekurit nga tërmeti në qytetin Kahramanmaraş. Siç mësohet, nesër Erdoğani do të vizitojë qytetin Kahramanmaraş si dhe do të marrë informacione dhe do të kryejë inspektime lidhur me punimet e kryera në qytet. Më pas presidenti Erdoğan do të takohet me qytetarët në Kahramanmaraş dhe iftarin e parë do ta bëjë me të prekurit nga tërmeti. Mësohet se Erdoğani do të takohet herë pas here me qytetarët në zonën e tërmetit gjatë muajit Ramazan.

TRT Balkan / agjencitë