Presidenti i Türkiye-s, Recep Tayyip Erdoğan, vizitoi minierën e qymyrit në rrethin Amasra të provincës veriore turke Bartın, ku 41 punëtorë humbën jetën si pasojë e shpërthimit që ndodhi dje.
Erdoğan inspektoi nga afër minierën, ku u informua mbi punimet dhe situatën e fundit nga ministri i Brendshëm Süleyman Soylu, ministri i Punës dhe Sigurimeve Shoqërore Vedat Bilgin dhe ministri i Energjisë së Burimeve Natyrore Fatih Dönmez.
Presidenti Erdoğan më pas kaloi në Qendrën e Koordinimit të Agjencisë së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), ku kryesoi një takim koordinativ.
Erdoğan gjatë inspektimeve u shoqërua nga kryeparlamentari Mustafa Şentop, nënpresidenti Fuat Oktay, ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca, ministri i Transportit dhe Infrastrkuturës Adil Karaismailoğlu, nënkryetari i AK Partisë Binali Yıldırım, shefi i Drejtorisë së Komunikimeve Fahrettin Altun dhe zëdhënësi presidencial İbrahim Kalın.
Ndryshe, ministri i Brendshëm i Türkiyes, Süleyman Soylu, më herët njoftoi se 58 nga 110 minatorët janë shpëtuar.
15 Tet 2022
Presidenti Erdoğan inspekton minierën Bartın, ku ndodhi tragjedia
Krerët e Türkiye-s ndodhen në Bartın, për të ndjekur nga afër zhvillimet pas shpërthimit që ndodhi dje në minierë.
AA
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore