Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, tha se Izraeli herët a vonë do ta paguajë çmimin e këtij gjenocidi që po e kryen prej një viti.
"Ashtu siç Hitler u ndalua me aleancën e përbashkët të njerëzimit, edhe Netanyahu dhe rrjeti i vrasjeve do të ndalet në të njëjtën mënyrë", shkroi Erdoğan në rrjetin social duke shtuar:
"Në Gaza, Palestinë, Liban nuk vdesin vetëm gratë, fëmijët, foshnjat, civilët e pafajshëm, por edhe njerëzimi, sistemi ndërkombëtar".
Ai theksoi se vendi i tij do të vazhdojë të qëndrojë përballë qeverisë izraelite, pavarësisht kostos, dhe do të vazhdojë të thërrasë botën drejt këtij qëndrimi dinjitoz. "Nuk duhet harruar se Izraeli herët a vonë do ta paguajë çmimin e këtij gjenocidi që po e kryen prej një viti dhe po vazhdon ende", theksoi Erdoğan.