Presidenti Erdoğan mirëpriti ambasadorin e ri të Kosovës

Presidenti Erdoğan mirëpriti ambasadorin e ri të Kosovës

Ambasadori Agon Vrenezi i dorëzoi letrat kredenciale
Në pritjen që u mbajt në Kompleksin Presidencial, ambasadori Vrenezi i dorëzoi letrat kredenciale presidentit turk     Foto:AA

Prej sot zyrtarisht Agon Vrenezi mund ta përfaqëson Kosovën si ambasador në Turqi.
Vrenezi u mirëprit në takim nga Presidenti i Türkiye-s, Recep Tayyip Erdoğan, në Kompleksin Presidencial të Ankarasë.
Gjatë këtij takimi Vrenezi i dorëzoi letrat kredenciale presidentit turk.
Pas prezantimit të ambasadorit Vrenezi, bashkëshortes, vajzës së tij dhe disa pjesëtarëve të ambasadës së Kosovës, ata u fotografuan me presidentin Erdoğan.

AA