Presidenti Erdoğan nesër pret homologun ukrainas Zelenskyy në Ankara.           Foto: AA

Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, do të takohet me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy nesër në kryeqytetin Ankara.

"Presidenti ynë, z. Recep Tayyip Erdoğan, do të takohet me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy, i cili do të qëndrojë për një vizitë zyrtare në vendin tonë me ftesë të presidentit tonë, të martën, më 18 shkurt, në Kompleksin Presidencial", u shpreh në X kreu i Drejtorisë së Komunikimeve pranë Presidencës së Türkiyes, Fahrettin Altun.

Të dy liderët pritet të diskutojnë partneritetin strategjik Türkiye-Ukrainë, me fokus në "rishikimin e marrëdhënieve në të gjitha aspektet" dhe "adresimin e hapave që do të ndërmerren për të forcuar më tej bashkëpunimin midis dy vendeve".

Vizita do të ofrojë gjithashtu një mundësi për një "shkëmbim pikëpamjesh mbi zhvillimet e fundit në Ukrainë" dhe "çështje të tjera rajonale dhe globale".

TRT Balkan / agjencitë