Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, është nisur për në Egjipt për një vizitë zyrtare.
Presidenti Erdoğan gjatë vizitës po shoqërohet nga ministri i Punëve të Jashtme i Türkiyes Hakan Fidan, ministri i Thesarit dhe i Financave Mehmet Şimşek, ministri i Mbrojtjes Yaşar Güler, ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca dhe ministri i Industrisë dhe Teknologjisë, Mehmet Fatih Kacır.
Delegacioni u nis nga Emiratet e Bashkuara Arabe, ku presidenti turk po merrte pjesë në një samit.
Erdoğan u përcoll nga ministri i Ekonomisë i Emirateve të Bashkuara Arabe, Abdullah bin Touq Al Marri, ambasadori turk në Abu Dhabi, Tugay Tunçer, konsulli i përgjithshëm në Dubai, Onur Şaylan, si dhe nga zyrtarë të tjerë.
Erdoğan do të pritet në Pallatin Al-Ittihadiya nga presidenti egjiptian, Abdel Fattah al-Sisi, dhe pastaj do të flasin në një konferencë të përbashkët për media pas takimeve dypalëshe dhe në nivel delegacioni.
Presidenti turk gjithashtu do të marrë pjesë në një darkë zyrtare të organizuar nga presidenti egjiptian.